×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet 25 vjeçari, vrau vëllain dhe e hodhi nga ballkoni që të dukej si aksident

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 20:50

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ku një 25 vjeçar ka vrarë të vëllain e tij duke e goditur me sende të mprehta në kokë.


    Më pas trupin e pajetë të të vëllait ai e hodhi nga ballkoni, duke u përpjekur që ngjarja të dukej si aksident.

    Ngjarja ndodhi në Bracellona Pozzo di Gozzo, ndërsa 25 vjeçari me origjinë rumune u arrestua nga policia, pasi autoritetet zbuluan të vërtetën.

    Fillimisht 25 vjeçari denoncoi në polici për trupin e pajetë të vellaut, duke u thënë hetuesve se ai kishte shoqëruar vëllain e tij në shtëpi nga një lokal ku kishte harruar telefonin e tij dhe më pas ishte kthyer për ta marrë atë, ndërsa kur shkoi në shtëpi e gjeti vëllain të vdekur.

    Efektivët kuptuan që të dhënat që ai kishte dhënë ishin shumë kontradiktore, ndërsa autopsia zbardhi vdekjen e vëllait të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!