Mediat zvicerane shkruajnë se në kantonin e Cyrihut raportohet se një zonjë 48 vjeçe, punësoi ilegalisht disa femra shqiptare në një klub nate për argëtim.
Klubi gjendet në Nürensdorf ku dje policia e Kantonit të Cyrihut arrestoi nëntë persona.
Pas disa hetimeve të mëparshme në të cilat u konstatuan shkelje të ndryshme të Ligjit për të huajt dhe integrimin dhe Ligjin e gastonomisë, ata mbrëmë organizuan një kontroll tjetër. Si rezultat aty u gjetën shtatë gra që punonin ilegalisht për t`i argëtuar mysafirët apo si punonjëse shërbimi. Një muzikant që performonte në klub ndodhej ilegalisht në Zvicër.
Policia në raportin e tyre shkruan se personat nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune.
Të arrestuarit janë dërguar në zyrën e prokurorit publik në Winterthur/Unterland dhe më pas në zyrën e migracionit për shqyrtimin e masave sipas Ligjit për të huajt.
Ndërkohë, gruaja zvicerane 48-vjeçare nga rrethi Bülach, duhet t’i përgjigjet prokurorit publik përgjegjës për promovimin e qëndrimit të paligjshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.