Arrestohet bariu që përveçse ruante delet shiste dhe kokainëPolicia italiane ka arrestuar një 70-vjeçar në Itali, i cili hiqej si bari delesh, por krahas saj merren dhe shpërndarjen e kokainës.
Sipas mediave të huaja, i moshuari i identifikuar si ‘Pastori’, furnizohej nga një shqiptar me banim në zonën e Ivrea.
Mediat bëjnë me dije se midis tetorit 2015 dhe shkurt 2016, bariu mundi të shiste mbi 200 doza kokainë tek klientët nga e gjithë zona e Vercellit dhe Torinos, duke alternuar shtëpinë e tij në Saluggia (Vercelli) dhe fshatin ku kulloste delet si një vend të shitjes.
Po ashtu në pranga ka rënë dhe një person tjetër, i cili ishte dënuar me 4 vite për grabitje, trafik dhe armëmbajtje: të gjitha krimet e kryera midis Cavaglià (Biella), Vercellit dhe San Germano nga 2009 në 2013./Oranews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.