×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet boshnjaku në Gjermani, një nga autorët e masakrës së Bataclan

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 23:16

    Një nga të dyshuarit si autor i sulmit terrorist në Bataclan në Paris në nëntor të 2015-ës, ku humbën jetën 130 të rinj dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, është arrestuar nga forcat speciale në Gjermani.


    Bëhet fjalë për një boshnjak 39 vjeçar ndaj të cilit ishte lëshuar një mandat arresti evropian.

    I arrestuari aktualisht po mbahet në paraburgim, dhe është në pritje të ekstradimit në Belgjikë. Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Dresden.

    Boshnjaku akuzohet për mbështetje të një organizate terroriste në lidhje me sulme terroriste përfshirë dhe atë të Bataclan në Paris.

    Arrestimi u krye pas hetimeve për shkelje të ligjit për armëmbajtje ku ishin përfshirë dy bashkëatdhetarë të tij. Operacioni për arrestimin e boshnjakut u krye nga forcat speciale.

    Në momentin e arrestimit ai nuk kishte armë me vete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!