Një çift francez është burgosur pas vdekjes së një fëmije nga rrahja – e zbuluar se ishin fajtorë nga thirrja e emergjencës.
28 vjeçarit Loic Vantal i është shqiptuar dënimi me burgim 20 vjet për goditjet që lanë të vdekur 3-vjeçarin në nëntor të 2016-s, shkruan BBC.
Nëna e tij, Caroline Letoile kishte telefonuar ndihmën e shpejtë për të raportuar se djali i saj kishte mbetur pa ndjenja në gjendje alivanosjeje.
Derisa po priste dhe nuk e dinte që thirrja po regjistrohej, ajo i tha partnerit të saj: “I thash se ka rënë nga shkallët”.
Ndërkaq, u dëgjua të thoshte edhe se: “Shkallët janë arsye e mirë, apo jo? Shkallët e apartamentit… Dhe po fsheh të gjitha gjërat nga përleshja”.
Kur ekipi mjekësor arriti në apartamentin e Letoiles, ata gjetën djalin të vdekur dhe të mavijosur.
Kur policia mori në pyetje Vantalin, ai pranoi se kishte goditur fëmijën vazhdimisht që kur ishte takuar me Letoilen tre muaj më parë.
Ai është dënuar për përdorim të dhunës duke çuar në vdekje.
Letoiles i është shqiptuar dënimi me 3 vjet burg për dështim të raportimit të abuzimit fizik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.