Mia Desiree Harris, 43-vjeçare, është arrestuar dhe po akuzohet për tre akuza për sulm. Kjo “gjyshe” nga Ohio, u arrestua pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri në kokë mbesën e saj vetëm 6-muajshe, duke e lënë me lëndime të rënda, shkruan FoxNews, transmeton Reporteri.net.
Ngjarja ndodhi të shtunën në Liberty Township në Ohio, SHBA, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia me të mbërritur në vendngjarje, tha se pa një bebe 6-muajshe me plumb në kokë.
“Nuk ishte aksident. Ishte me qëllim”, tha sherifi Butler Richard Jones.
“Kjo ishte një nga veprat kriminale më të neveritshme, të ndyra, që kamë parë ndonjëherë, duke qëlluar një foshnjë vetëm 6-muajshe. Ajo që e bën më të rëndë është se e ka bërë gjyshja e foshnjës”, tha tutje.
Foshnja është në gjendje të rëndë dhe tani është duke marrë trajtim në spital. Deri tash i është nënshtruar dy operacioneve kritike.
Harris, mësohet se ka ikur nga vendi ngjarjes sapo ka kryer krimin, megjithatë shpejt ra në duar të policisë amerikane./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.