×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet i dyshuari për plagosjen e tre personave pranë Gjykatës ku po gjykohet vrasësi i boksierit Nimani

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 16:33

    Një person është arrestuar, si i dyshuar për të shtënat me armë pranë Gjykatës në Niederwall në Bielefeld ku po gjykohet vrasësi i boksierit, Besar Nimani, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga të shtënat me armë, mediat gjermane raporton se kanë mbetur të plagosur tre persona.

    Dyshohet se në mesin e të plagosurve, janë vëllai dhe babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar.

    I akuzuari Akkurt u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Daëoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!