×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet mjeku gjerman, dyshohet se u dha injeksion vdekjeprurës dy pacientëve me coronavirus

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 18:12

    Policia gjermane ka hapur rast të hetimit në qytetin Essen, ku një mjek dyshohet se u ka injektuar dy pacientëve të prekur me COVID-19 një injeksion vdekjeprurës, shkruan The Guardian.


    Mjeku i dyshuar i ka 44-vjet dhe nga shkurti punon në spitalin e Essenit. E policia dyshon për vrasjen e dy burrave të moshës 47 dhe 50 vjet, që ishin të sëmurë rëndë dhe ishin të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv.

    Mediat gjermane raportojnë se mjeku i arrestuar, kishte njoftuar familjarët e pacientëve para se jepte injeksionet vdekjeprurëse.

    Spitali gjerman ka njoftuar se mjeku është suspenduar dhe se janë duke ndihmuar policët në kryerjen e hetimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!