Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë, njoftoi policia gjermane pas një sulmi në një festival në qytetin perëndimor të Solingen.
Policia gjermane ka konfirmuar tash se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin, shkruan bbc.
Arrestimi është bërë “në kuadër të kërkimit”, sipas policisë në Dusseldorf dhe po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen.
🚨🇩🇪BREAKING: AT LEAST 9 STABBED AT FESTIVAL OF DIVERSITY IN SOLINGEN, GERMANY
There are reports of multiple fatalities, though details are still emerging. Authorities are investigating the incident, and more information is expected to be released soon.
Source: BNO News, Focus pic.twitter.com/thPY1LWcIN
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 23, 2024
“Njëkohësisht po kryhen një sërë masash policore, duke përfshirë kontrolle në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata thonë gjithashtu se kërkimi për autorët e tjerë të mundshëm dhe një hetim mbi motivin e sulmit janë duke vazhduar.
Ndryshe, sulmet me thikë dhe të shtënat fatale janë relativisht të rralla në Gjermani.
Megjithatë, Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser tha se qeveria planifikon të shtrëngojë rregullat mbi të cilat thikat mund të barten në publik, duke marrë parasysh uljen e gjatësisë maksimale të thikave që lejohen të barten në publik. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.