×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet pronari shqiptar i një kazinoje në Zimbabve, akuzohet se përdhunoi punonjësen

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 18:40

    Një shqiptar pronar i një kazinoje, ka dalë para Gjykatës në Zimbabve sepse akuzohet se ka përdhunuar një prej punonjëseve të tij.

    Aldo Tuci, i cili rezulton të jetë pronari i një kazinoje në vendin afrikan akuzohet se më 30 qershor të këtij viti, e ka ftuar punonjësen brenda ambientit në pronësi të tij dhe ka abuzuar kur nuk ka qenë askush tjetër i pranishëm.

    Gjykata dëgjoi se 29-vjeçarja ishte e punësuar në kazinonë e tij në Greystone Park. Në gjyq u tha se Tuci i tha asaj se kishte ndërmend të kryente marrëdhënie intime me të, në mënyrë që ajo të siguronte punën e saj.

    Ai dyshohet se ka vazhduar të përdhunojë gruan pa përdorur masa mbrojtëse, raporton gazeta “H Metro”.

    Çështja doli në dritë pasi denoncuesja u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mungesë performance.

    Të dyshuarit, Aldo Tuci, nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!