×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet shqiptari në Firencë, kapet me drogë

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 16:50

    Një shqiptar 48-vjeçar është arrestuar në Firence, pasi është kapur nën posedimin e 15 kilogramëve kokainë, të fshehur në garazhin e tij në Via Felice Fontana.


    48-vjeçari, pa precedentë të mëparshëm penal dhe rezident në Firence për 22 vjet, u ndal këtë mëngjes rreth orës 6:00, teksa po largohej nga garazhi.

    Policia bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale 60 mijë euro, 10 mijë paund, një pistoletë gjysmëautomatike, një makinë e madhe që përdorej për të transportuar drogë, disa telefona celularë, materiale paketimi dhe një peshore që përdorej për drogën, transmeton oranews.

    Gjithashtu raportohet se droga e konfiskuar, nëse do të kishte dalë në treg do të kishte dhënë një fitim prej rreth 2 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!