Një shqiptar është arrestuar në aeroportin “El. Venizelos ” në Greqi, pasi i rrëmbente bagazhet udhëtarëve, duke përdoruar një çadër.
Sipas mediave greke, shqiptari i cili ishte i pajisur me një letërnjoftimin, me ndihmën e një çadre që mbante në dorë tërhiqte valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas zhdukej që aty.
Ai u arrestua ditën e sotme nga oficerët e policisë të Departamentit Special në Aeroport. Në orën 12:58, duke përdorur çadrën ai u përpoq të merrte një çantë nga një karrocë udhëtari, por pa rezultat. Katër minuta më vonë në 13:01 ndërsa ishte jashtë portave 1 dhe 2 policia arriti ta arrestonte. Ndërkohë që dy ditë më parë kishte rrëmbyer një valixhe të një pasagjeri që mbante 2380 dollarë, dy celularë, dokumente dhe karta.
Pas një kontroll në banesën e tij, mësohet se iu gjetën një numër çantash dhe sendesh të vjedhura, një shumë prej 3500 eurosh, 2200 dollarë amerikanë, 140 pesos meksikanë, një letërnjoftim të rremë grek dhe faturat e dërgimit të shumave të mëdha parash te një i afërm në Spanjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.