Krerët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen historike për rimëkëmbjen ekonomike, pas bisedimeve dhe debateve maratonë për katër netë me radhë.
Mësohet se paketa me vlerë 750 bilionë euro për rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes nga pandemia e koronavirusit do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndonëse akoma nuk janë bërë publike detajet.
Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishin parashikuar 2 ditë, por që zgjatiën 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.
Përparimi erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, paraqiti një propozim të ri, i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.