Lideri konservativ austriak, Sebastian Kurz, pritet që të vjen shpejt në pozitën e kancelarit, pasi që partia e tij, Partia Popullore ka bërë koalicion të pangjashëm me ambientalistët – të Gjelbrit.
Lideri 33 vjeçar e ka përshkruar si “të shkëlqyer” arritjen e marrëveshjes gjatë një konference me kreun e të Gjelbërve, Werner Kogler, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Kurz ka thënë se bisedimet nuk kanë qenë aspak të lehta deri te gjetja e zgjidhjes “për shkak se të dy partitë kanë dallime shumë të mëdha”.
Ndërkaq Kogler që do të jetë zëvendëskancelar i vendit ka pohuar se këto dy parti suksesshëm kanë arritur që të ndërtojnë ura “për të ardhmen e Austrisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.