Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 51, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Agjencia tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pasgoditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.
Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.
Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, raporton ATSh.
Gjithsej 682 të plagosur kanë lënë spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.