Dy kompanitë e sigurimit Allstate dhe American Family Family Insurance kanë bërë të ditur hënën se do t’u kthejnë klientëve të tyre rreth 800 milion dollarë nga sigurimi i automjeteve sepse njerëzit në kohën e krizës së koronavirusit po shfrytëzojnë më pak automjetet.
Allstate njoftoi se do të kthejë rreth 15% të pagesës për sigurim të automjeteve nga klientët e saj përgjatë muajit prill dhe maj, që në total i bie një shumë prej rreth 600 milion dollarë, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.
Drejtori i Allstate, Tom Wilson tha se kjo po bëhet për shkak se ka një rënie të pashembullt të shfrytëzimit të automjeteve, gjë që nënkupton edhe më pak aksidente.
Allstate dhe American Family gjithashtu thanë që klientët e tyre që kanë probleme financiare për shkak të humbjes së vendit të punës apo ndonjë arse tjetër, mund të vonojnë pagesat në qoftë se paraprakisht lajmërojnë kompaninë.
Të dy po kompanitë po zgjerojnë gjithashtu mbulimin e sigurimeve për klientët që përdorin automjetet e tyre personale për tu furnizuar me ushqim, ilaçe dhe mallra të tjera. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.