Themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange mund të apelojë kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim të hënë Gjykata e Lartë në Londër.
Atij i është dhënë leja që të apelojë urdhrin për ta dërguar atë në SHBA me qëllim që të gjykohet për zbulimin e sekreteve ushtarake, me të cilat prokurorët kanë thënë se ka rrezikuar jetën e amerikanëve.
Me këtë vendim të gjykatës, Assange do të jetë në gjendje që të sfidojë garancitë e SHBA-së për mënyrën se si do të zhvillohet gjykimin ndaj tij dhe nëse e drejta e tij për liri të fjalës mund të cenohet.
Ekipi i Assange e ka cilësuar si ditë vendimtare në betejën e tij të gjatë me SHBA-në.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.