Warp Speed në SHBA ka 100 milion pajisje që u shërbejnë vaksinave anti-koronavirusit të gatshme për të filluar punën me shpërndarjen. Gustave Perna, zyrtari kryesor operativ i Warp Speed ka treguar më herët se ndër pajisjet janë edhe certifikatat apo kartelat e vaksinimit të ngjashme me këtë në foto:
Shembulli i kartelës u publikua për herë parë të mbrëmë, në kohën kur dy kompanitë Pfizer dhe Moderna presin autorizimin e përdorimit emergjent (EUA) në SHBA, ndërkohë që Britania po furnizohet dhe pritet të fillojë vaksinimet në javën që vjen. FDA amerikane pritet të japë një vendim me datë 10 dhe 17 dhjetor.
Kjo kartelë mendohet të shërbejë për udhëtimet në muajt e parë të vaksinimit të gjerë të popullatave, pasi për të udhëtuar jashtë vendit pritet që të kërkohet vërtetimi që udhëtari e ka bërë vaksinën dhe nuk vë në rrezik infektimi apo transmetimi të koronavirusit tek persona të tjerë.
Në certifikatë vendoset emri, lloji i vaksinës dhe data. Nuk ka ende një vendim nga qeveritë nëse kjo lloj metode do të përdoret për të lëvizur jashtë vendeve të origjinës.
Operacioni Warp Speed- është një partneritet publik-privat, i iniciuar nga qeveria amerikane për të lehtësuar dhe përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave anti COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.