Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Erdogan,.
Mediumi Sabah raporton se derisa Erdogan po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë, veturës së një polici që ishte i angazhuar në organizimin e tubimit të presidentit Erdogan, iu vendos një mjet shpërthyes.
Sipas këtij raportimi, një mjet shpërthyes u vendos nën makinën private të parkuar të oficerit të policisë.
Me zbulimin e eksplozivit, ekspertët e asgjësimit të bombave u drejtuan në vendngjarje duke shkatërruar në mënyrë të kontrolluar eksplozivin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.