×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Australi: Arrestohet nëna që me forcë e martoi vajzën 21-vjeçe, burri të cilën e vrau më vonë

    Reporteri
    29 Korrik 2024 | 9:45

    Një nënë në Australi është bërë personi i parë që u arrestua pasi e detyroi vajzën e saj 21-vjeçe të martohej, që sipas ligjeve të Australisë kjo është e ndaluar, dhe pasi u martua më vonë burri ia vrau vajzën.

    Sakina Muhammad Jan, që është mbi 40-vjeçe, u shpall fajtore pasi detyroi vajzën e saj Ruqia Haidari të martohej me 26-vjeçarin Mohammad Ali Halimi në vitin 2019, në këmbim të një pagese shumë të vogël, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

    Vetëm gjashtë javë pas martesës, Halimi e vrau nusen e vet, krim për të cilin ai tani po mban burgim të përjetshëm.

    Nëna e vajzës u dënua të hënën me të paktën një vit burgim, për atë që një gjykatës e quajti “presion të patolerueshëm” ndaj vajzës së vet.

    Ligjet e martesës së detyruar u futën në Australi në vitin 2013, dhe parashikojnë dënim maksimal deri në 7 vjet. Jan është personi i parë që po vuan këtë dënim./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!