Australia ka shënuar ditën e saj më të nxehtë në histori, sa i përket matjes së temperaturës mesatare kombëtare, duke arritur një lartësi prej 40.9 gradë Celsius.
Byroja e Meteorologjisë tha se nxehtësia tejkaloi rekordin e mëparshëm, prej 40.3 gradë Celsius, të vendosur më 7 janar të vitit 2013.
Matja e mesatares së temperaturave maksimale në të gjithë vendin është masa më e saktë e përcaktimit të fuqisë së një vale nxehtësie.
Ky rekord i ri vjen derisa vendi po lufton me një krizë të thatësisë dhe zjarreve.
Të martën, disa vende regjistruan temperatura mbi 45 gradë Celsius.
Shkencëtarët kishin parashikuar që nxehtësia më e lartë mund të shënohej më vonë gjatë javës, që do të thotë se rekordi mund të prishej përsëri.
Kryeministri, Scott Morrison, është kritikuar për përgjigjen e tij ndaj katastrofave natyrore dhe politikave të qeverisë së tij për klimën./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.