×
  • Lajme
  • Botë

    Australiania vdes gjatë garës për ngrënie të ëmbëlsirave

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 14:17

    Një grua ka vdekur në Australi gjatë kohës kur po merrte pjesë në një garë për ngrënie të ëmbëlsirës së quajtur “Lamington”.


    Gruaja e moshës 60-vjeçare raportohet të ketë pësuar sulm gjatë garës që u mbajt në Hervey Bay të rajonit Queensland.

    Pjesëmarrësit në këtë garë duhej të hanin sa më shumë copa të ëmbëlsirave për një kohë sa më të shkurtër. Ëmbëlsira e përdorur në këtë garë është e butë dhe e mbuluar me çokollatë dhe kokos.

    Pas problemeve shëndetësore në vendin e ngjarjes, gruaja u dërgua në spital, ku më vonë u shpall e vdekur, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Dëshmitarët thanë se gruaja e ndjerë e kishte futur në gojë një copë të ëmbëlsirës, kur u duk se kishte vështirësi në gëlltitje.

    Organizatorët e kësaj gare shprehën ngushëllime për gruan e vdekur dhe i falënderuan shërbimet emergjente për reagimin e shpejtë dhe profesional në këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!