Në Austri, ditën e tretë pas zbutjes së masave, numri i të sapo infektuarve arriti në 1.469. sipas autoriteteve austriake.
Një rritje e lehtë në numrin e rasteve të reja me koronavirus ka të bëjë edhe me testimin e detyrueshëm të personave që punojnë në aktivitete shërbimi, të cilët ishin të infektuar por asimptomatikë.
Aktualisht, ka 1.564 pacientë COVID në spital, nga të cilët 267 janë në kujdes intensiv.
Shumica e infektuar rishtas u regjistruan në Austrinë e Poshtme me 283, pasuar nga Shtajerska me 269, dhe Austria e Epërme me 213, pastaj Vjena me 203, Salzburg me 134, Carinthia me 124, Tirol me 98, Burgenland me 75 dhe Vorarlberg me 70.
Që nga fillimi i pandemisë në Austri, 427,562 njerëz janë testuar pozitivisht për virusin korona.
Numri i të vdekurve u rrit me 43 në një total prej 8,114.Deri më tani, 346.671 njerëz janë vaksinuar në Austri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.