Autoritetet egjiptiane thanë këtë javë se kanë në plan të zgjerojnë dhe të thellojnë pjesët e Kanalit të Suezit, për t’u mos përsëritur ngjarja që kishte ndodhur në mars me anijen Ever Given.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një fjalim televiziv të martën, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), Osama Rabie, tha se një shtrirje prej 18.6 miljesh e rrugës ujore do të zgjerohej me rreth 40 metra, si dhe do të thellohej me 10 metra, për të përmirësuar lëvizjen e anijeve në zonë.
Bazuar në deklaratën e tij, zgjerimi i kanalit do të zgjasë rreth dy vjet.
Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, i cili gjithashtu foli në ngjarje, theksoi se ai nuk dëshiron që të mobilizojë fonde “të mëdha” publike për projektin.
Ndryshe, anija Ever Given ishte bllokuar për gjashtë ditë në Kanalin e Suezit gjatë muajit mars, duke i detyruar disa anije të ri-drejtoheshin, derisa qindra anije të tjera duhej të prisnin në mënyrë që Ever Given të lirohej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.