×
  • Lajme
  • Botë

    Autoritetet spanjolle: Do të bëjmë një regjistër të atyre që nuk vaksinohen

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 15:41

    Ministri spanjoll i Shëndetësisë Salvador Illa ka njoftuar se do të ketë një regjistër për personat që nuk preferojnë të vaksionohen kundër Koronavirusit.


    “Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë europianë … për ata qytetarë që u është ofruar vaksina dhe thjesht e kanë refuzuar atë,” tha ai.

    Gjatë konferencës, ministri tha se lista nuk do të jetë e hapur për publikun ose për punëdhënësit, por se të dhënat do të ndahen edhe me kombe të tjera të Bashkimit Europian.

    “Nuk është një dokument i cili do të bëhet publik dhe do të bëhet me respektin maksimal për mbrojtjen e të dhënave.” – tha ministri.

    Sipas ministrit, mënyra më e mirë për të mposhtur virusin është që të vaksinohen të gjithë – sa më mirë, aq më shumë, u shpreh zyrtari spanjoll.

    Spanja, së bashku me Italinë, janë nga vendet që janë goditur më shumë nga Covid 19 në Europë. Aktualisht, Spanja ka filluar vaksinimin e popullsisë me produktin e Pfizer-BioNTech që u miratua për vendet anëtare të BE javën e kaluar.

    Por, ministri tha se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.

    Për shkak të teorive të ndryshme konspirative, por edhe arsye të tjera, qytetarë të shumtë anekënd botës po refuzojnë që të vaksionohen kundër Koronavirusit. Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga mediet spanjolle, numri i qytetarëve që kanë thënë se nuk do të marrin vaksinën ka rënë në 28% nga 47% që ishte në nëntor.

    “Njerëzit që vendosin të mos vaksinohen, gjë që ne mendojmë se është një gabim, janë brenda të drejtave të tyre,” u tha ministri gazetarëve. “Ne do të përpiqemi t’ua heqim dyshimet. Bërja e vaksinës shpëton jetë, dhe është rruga për të dalë nga kjo pandemi.” – është apeli i ministrit.

    Spanja është në izolim mbarëkombëtar midis orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa vendi ka regjistruar rreth 1.9 milion infektime dhe rreth 50 mijë të ndarë nga jeta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!