Ekipet e kërkimit japoneze dhe ato të SHBA-së kanë gjetur trupat e pajetë të 5 ushtarëve amerikanë të cilët u aksidentuan një javë më parë teksa udhëtonin në brigjet e ishullit Yakushima.
Helikopteri hibrid CV-22 Osprey, po transportonte 8 persona kur u rrëzua, trupi i njërit prej të cilëve u gjet disa orë pas aksidentit, shkruan AP.
Aksidenti i rëndë me këtë helikopter bëri që autoritetet japoneze të kërkojnë nga SHBA që ndalojë përdorimin e këtyre mjeteve ajrore në vend.
Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor nga një bazë ajrore e Korpusit Detar të SHBA në prefekturën Yamaguchi dhe kishte destinacion bazën ajrore Kadena në Okinawa.
Ai kërkoi të bënte ulje emergjente në ishullin Yukushima, përpara se të rrëzohej në det të hapur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.