Policia e Nju Jorkut është vënë në kërkim të një gruaja, e cila me çekiç kishte sulmuar një grua me prejardhje nga Azia dhe atë mu në mes të sheshit Times.
Aziatikja 30-vjeçe është sulmuar derisa me mikeshën po shkonte në drejtim të stacionit të metrosë. Ato fillimisht menduan se do të jenë më të sigurta nëse të dyja bashkë shkojnë në metro, transmeton Telegrafi.
Viktima e sulmit është identifikuar si Theresa, e cila tha për ABC 7 se është sulmuar vetëm pse kishte refuzuar ta heq maskën nga fytyra.
“E kemi parë derisa po kalonim pranë saj, po bisedonim mes vete – mendova se mund të jetë e dehur apo diçka e tillë, kështu deshëm të kalojmë sa më shpejt. Megjithatë ajo na doli para dhe na tha – hiqni maskat dhe befasisht ndjeva një goditje në kokë”, kujton viktima momentin e sulmit.
Theresa ka pësuar një plagë të rëndë në ballë. Megjithatë, viktimat e frikësuar kanë arritur ta çarmatosin sulmuesin dhe të kërkojnë ndihmë.
E grupi punues për krime dhe urrejtje pranë departamentit të policisë së Nju Jorkut kanë shpërndarë në Twitter videon e sulmit – ku mund të shihen edhe disa kalimtarë rasti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.