×
  • Lajme
  • Botë / Krim

    Babai australian akuzohet për vrasje të fëmijëve të tij duke ua vënë zjarrin në shtëpi, 3 vdiqën 4 mbijetuan

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 10:13

    Një 28-vjeçar në Australi, baba i 7 fëmijëve, tentoi t’ua marrë jetën të gjithëve duke i mbyllur në shtëpi dhe duke ia vënë zjarrin shtëpisë, raporton BBC.

    Të vdekur mbetën një vajzë 5-muajshe, një djalë 2-vjeç dhe një djalë tjetër 7-vjeç. Tre djem të tjerë dhe një vajzë, 4 deri 11 vjeç, arritën të largoheshin nga shtëpia bashkë me nënën e tyre, transmeton Reporteri.net.

    Babai i tyre është duke u përballur me 3 akuza për vrasje, 5 akuza për vrasje në tentativë dhe 1 akuzë për shkatërrim të pronës me qëllim rrezikimin e jetës së të tjerëve.

    Babai, për të cilin policia australiane thotë se e nisi këtë akt të tmerrshëm qysh në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, e bllokoi tërë shtëpinë që të tjerët të mos arrinin të iknin.

    Avokati i tij ka thënë se ai ka përdorur diçka të ngjashme si benzina, i mbylli të gjitha dyert e dritaret e shtëpisë për t’i parandaluar arratisjet, dhe i vuri flakën shtëpisë.

    Foshnja pesë muajshe u gjet e vdekur nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa dy djemtë u dërguan në spital në gjendje kritike por vdiqën atje pas pak kohe.

    Nëna është liruar nga spitali dhe policia thotë se katër fëmijët e saj të mbijetuar janë të gjithë në gjendje stabile./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!