Një baba në Ivybridge, Angli, vdiq duke u përpjekur të shpëtonte vajzën e tij 19 muajshe nga lumi, shkruajnë mediat britanike.
“Policia u thirr rreth orës 7:10 pasdite, e martë, 15 qershor, për shkak të një incidenti që përfshiu një burrë afër lumit Erme, afër stacionit në Ivybridge. Është raportuar se burri hyri në ujë për të ndihmuar fëmijën. Fatkeqësisht, burri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha një raport i policisë.
The Sun shkruan se babai, të cilin miqtë e quanin Reza, nuk dite not dhe nuk arriti të dilte nga lumi. Vajza nuk pësoi asnjë lëndim.
Miqtë po mbledhin fonde përmes platformës GoFundMe në mënyrë që trupi i burrit të transportohet në Iranin e tij të lindjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.