Një shofer i Teslas u dogj për vdekje pas një aksidenti sepse “dyert futuriste” në makinën e tij e bllokuan atë brenda, duke ia pamundësuar të dilte jashtë.
Doktor Omar Awan, 48 vjeç, humbi kontrollin e makinës së tij, dhe u përplas drejtpërdrejt në një palmë në Fort Lauderdale, Florida, në shkurt të këtij viti.
Tymi dhe më pas flakët përfshinë modelin e tij blu të Teslas menjëherë pas aksidentit, transmeton Reporteri.net.
Një oficer policie mbërriti pothuajse menjëherë dhe turma u mblodh jashtë automjetit, por askush nuk ishte në gjendje të shpëtonte babanë e pesë fëmijëve për shkak të “dorezave të paarritshme të dyerve”, pretendon një padi.
Të afërmit e tij tani kanë paditur kompaninë e automjeteve elektrike për vdekjen tragjike të 48 vjeçarit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.