×
  • Lajme
  • Botë

    Babai i saj ishte vrarë në Afganistan, vajza e “ringjall” përmes fotove

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 18:56

    “Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të rritesha pa baba. Dhe bëhet më e vështirë çdo vit,”-tha Julia Yllescas për CNN.


    Komandanti ushtrisë Robert Yllescas nuk u kthye kurrë në shtëpi pasi shkoi në Afganistan kur Julia ishte 7 vjeçe.

    Dhe ndërsa ajo filloi vitin e fundit të shkollës së mesme në Alaska vendosi të krijonte një imazh prekës në nder të babait të saj.

    Ajo redaktoi foton e saj duke vendosur një imazh engjëllor të Robert, kur ai kishte dalë në fotografi para vdiste.

    Babi i saj u plagos pasi një pas shpërthimit të një pajisje të improvizuar në Afganistan në vitin 2008.

    Ai u dërgua në National Naval Medical Center në Bethesda, ku ndërroi jetë një muaj më vonë.

    Dhe Robert u bë inspirim për librin e Jake Tapper, “The Outpost: An Untold Story of American Valor”, që u botua në vitin 2012.

    Jo vetëm kaq, tani do realizohet një film bazuar tek libri. Milo Gibson, djali i Mel Gibson, do të luajë Yllescas në film që do të dalë më vonë këtë vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!