Danieli, një baba nga Britania e Madhe, udhëton më shumë se 64 kilometra çdo ditë, në mënyrë që Nathanit, djalit të tij të pastrehë t’i blejë drogë, shkruan The Sun, transmeton Reporteri.net.
Historia e tyre ka ardhur në jetë në serinë e re dokumentar të Rossa Kemp “Living With …” për të trajtuar problemin me droga dhe njerëz të pastrehë në Uells.
“Jam i detyruar ta bëj këtë, përndryshe, do të vjedhë”, thotë babai i dëshpëruar para kamerës.
Episodi ku trajtohet kjo ngjarje është pjesë e një serie të re dokumentare ku Ross udhëton në të gjithë vendin për t’u takuar me njerëz që jetojnë me disa nga problemet më të mëdha me të cilat përballet njerëzit sot në Britaninë e Madhe.
Aktualisht, në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 320,000 njerëz që flenë në rrugë. Vitin e kaluar pati një rritje prej 13,000 vetësh, ose katër përqind, që shënon normën më të lartë të të pastrehëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.