×
  • Lajme
  • Botë

    Bajrami në botë: Festa të mbyllura, haxhillëk me distancë në Arabi

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 19:56

    Grupe të vogla të pelegrinëve kanë kryer ritet e fundit të haxhillëkut në Mekë, teksa myslimanët kanë shënuar festën e Bajramit të Vogël.


    Sivjet, festat e Bajramit janë ndikuar rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka pamundësuar kryerjen e riteve të zakonshme.

    Kjo pandemi ka shtyrë shumë familje buzë varfërisë, teksa tradita fetare e blerjes së kurbanit ka qenë e pamundur për shumicën e tyre, raporton KOHA.

    Nga pandemia është goditur edhe haxhillëku. Vitin e kaluar morën pjesë 2.5 milionë pelegrinë, por sivjet vetëm 1 mijë persona, banorë të Arabisë Saudite, janë lejuar të marrin pjesë në haxhillëk.

    Ministria e Shëndetësisë në shtetin saudit ka njoftuar se asnjë rast nuk është regjistruar te pelegrinët e sivjetmë.

    Ndërkaq, në vendet me shumicë myslimane, falja e Bajramit të Vogël nëpër xhami ishte anuluar për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë.

    Liderët kanë bërë thirrje për paqe, teksa kanë lutur besimtarët që traditën e Bajramit ta mbajnë vetëm me familjarët e ngushtë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!