×
  • Lajme
  • Botë

    Banda më e rrezikshme në botë, punëson më shumë njerëz sesa shteti

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 10:10

    MS-13 është banda më e rrezikshme e Salvadorit, por nga shumëkush konsiderohet banda më e rrezikshme në botë. Sipas Newsweek, MS-13  ka të punësuar ose angazhuar për punë të ndryshme, 60,000 njerëz, të cilët punojnë për këtë bandë si spiunë, dilerë, vrasës, informatorë dhe të tjerë. Ky është trefishi i numrit të 20,000 salvadorianëve që punojnë për dy kompanitë më të mëdha në Salvador, transmeton Reporteri.net.


    MS-13 e mban tërë Salvadorin nën kontroll së bashku me bandën Barrio 18. Gazeta Wall Street shkruan se edhe politikanët dhe partitë e tyre duhet të kërkojnë për leje nga këto dy banda kur duan të organizojnë një tubim politik në një qytet. Banda gjithashtu kontrollon edhe fshatrat ku ata kërcënojnë popullatën se do t’i djegin të korrat e tyre nëse nuk i paguajnë.

    MS-13 fiton të ardhura mujore prej gati një miliardë dollarësh. Krimi i organizuar në Salvador, si dhe vendet e tjera të “trekëndëshit verior”, Honduras dhe Guatemala, është bërë një biznes fitimprurës dhe supozohet se në të tre vendet mbi 100,000 njerëz janë të përfshirë në aktivitete kriminale.

    Vrasjet në Salvador ishin më të lartat në botë dy vjet më parë – deri në 83 vrasje për 100,000 banorë. Këto të dhëna përsëri janë bërë aktuale për shkak të kolonës së madhe të emigrantëve, që janë kryesisht nga Salvadori, duke lëvizur drejt kufirit amerikano-meksikan.

    “Çfarëdo që të bëni, jeta në Salvador praktikisht nuk ekziston. Nga njëra anë, ju keni bandat që kërcënojnë punën tuaj dhe ekzistencën tuaj, dhe nga ana tjetër keni 30 për qind të njerëzve që mbarojnë shkollën, por nuk mund të arrijnë askund të gjejnë një punë”, tha Adam Isakson, një analist i sigurisë për Amerikën e Jugut. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=pD11As3pFdY

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!