Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për t’iu ardhur në ndihmë shteteve në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për koronavirusin, teste dhe trajtime tjera, me qëllim të mbështetjes së vaksinimit të rreth 1 miliard njerëzve.
“Zarfi” prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për t’iu ardhur në ndihë shteteve në zhvillim që të luftojnë pandeminë e koronavirusit, ka thënë kjo Bankë përmes një deklarate.
Banka Botërore ka thënë se programet e saj urgjente për këtë pandemi janë shtrirë në 111 shtete.
Qytetarët në shtetet në zhvillim po ashtu duhet të kenë qasje në vaksinën efektive kundër koronavirusit, është thënë në deklaratë.
Zhvillimi i vaksinës po konsiderohet kyç për ndalje të përhapjes së koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka sëmurë 38 milionë të tjerë, ndërkohë që ekonomitë e shkatërruara po përballen me miliona të papunë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.