Banka Qendrore Evropiane ka ulur përsëri normën e interesit duke e çuar në 3%, parashikoi se rritja ekonomike do të jetë më e dobët nga se pritej. Kjo është hera e katërt që BQE ul normën për këtë vit.
Banka ka hequr dorë nga qëndrimi i saj se “politika monetare do të qëndrojë e rreptë”. Ekonomisti i bankës gjermanë Mark Wall njoftoi se “dera është e hapur dhe për reduktime të tjera”.
Ndërsa inflacioni i afrohet objektivit prej 2% të BQE-së, ka më shumë fokus në rritjen e dobët të vazhdueshme të Eurozonës. Blloku pritet të rritet me 0.8% këtë vit dhe 1.3% vitin e ardhshëm, sipas parashikimeve të komisionit ekzekutiv të BE.
Pas uljes së shumëpritur, të gjithë sytë janë drejtuar te konferenca për shtyp e Presidentes së BQE-së Christine Lagarde, pasi rreziqe të reja janë shfaqur që nga takimi i fundit i bankës më 17 tetor, duke përfshirë trazirat politike në dy ekonomitë më të forta të Eurozonës dhe rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.
Investitorët po shohin shenja se çfarë norme po synon BQE dhe gjithashtu se çfarë norme inflacioni dhe parashikimesh ekonomike po bën banka qendrore për të formësuar politikën e saj monetare në vitin 2025./euronews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.