Autoritetet katalanase pritet që të shpallinngjendjen e emergjencës për thatësirën që ka përfshirë vendin.
Do të ketë akoma më shumë kufizime ekstreme të ujit për 6 milionë njerëz në Barcelonë dhe në 201 komunat përreth Spanjës verilindore.
Më konkretisht, nëse banorët në zonat ku do të jenë në fuqi kufizimet do të ujisin kopshtin mund të gjobiten deri në 50 euro. Po ashtu, nëse një qytetar i Barcelonës kryen një shkelje të rëndë të lidhur me ujin mund të gjobitet deri në 3000 euro.
Autoritetet katalanase deklaruan gjendjen para-emergjente në nëntor të vitit të kaluar. Dhe, tashmë, me rritjen e temperaturave niveli i ujërave në rezervuare është ulur akoma më shumë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.