×
  • Lajme
  • Botë / Debati presidencial

    BBC: Performanca e Biden gjatë debatit me Trumpin, ngjall shqetësim

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 8:13

    Debati presidencial i CNN ka ngritur pikëpyetje vazhdueshme për fushatën e Biden dhe të ekipit të tij.

    Biden dhe Trump diskutuan për tema kryesore si emigracioni, ekonomia dhe të drejtat e abortit.

    Por “fillimi i ngadaltë” i Biden (këto janë fjalët e vetë zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris) thuhet se i ka shqetësuar disa liderë demokratë, raporton BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Zëri i shterur i Bidenit, për të cilin ekipi i tij thotë se është për shkak se ai ishte i sëmurë, së bashku me një moment kur presidenti dukej se kishte humbur fillin e mendimit nuk ishin optikë ideale.

    Analistët e sulmuan presidentin në shumicën e mediave kryesore amerikane, duke thënë se ka një shqetësim në rritje për shanset e Biden në nëntor. Republikanët ishin të shpejtë për të shprehur të njëjtat pika, ndërsa shumica e demokratëve – publikisht – dolën në mbështetje të presidentit.

    Trump e Biden shkëmbyen fyerje, sulmuan politikat dhe besueshmërinë e njëri-tjetrit dhe në një moment sfiduan aftësitë e njëri-tjetrit në fushën e golfit.

    David Axelrod, strategu demokrat që organizoi dy fitoret presidenciale të Barack Obamës, ka dhënë një vlerësim të ashpër të performancës së Joe Biden.

    “Unë mendoj se kishte një ndjenjë tronditjeje, në fakt, se si ai [Biden] doli në fillim të këtij debati, se si tingëllonte zëri i tij,” tha Axelrod në një panel debati të CNN.

    “Ai dukej pak i çorientuar. Ai u bë më i fortë me vazhdimin e debatit, por deri në atë kohë, mendoj se paniku kishte filluar,” tha ai.

    Debati presidencial me akuza për gënjeshtra dhe dobësim të Amerikës

    Në pjesën e parë të debatit, Bideni me tonë të shteruar dhe përgjigje të ngadalta, ka bërë përpjekje për të mbrojtur qëndrimet dhe të arriturat e tij në katër vjetët e mandatit të tij.

    Ndërkaq, Trump është kundërpërgjigjur me gënjeshtra për çështjet përfshirë ekonominë, abortin dhe shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s.

    Pikat e fundit të debatit kishin të bënin rreth çështjeve të jashtme siç janë lufta ruse në Ukrainë dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

    Bideni e kritikoi rëndë Trumpin për nxitjen e tij ndaj aleatëve evropianë që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje. “Ky tipi [Trumpi] dëshiron të na largojë nga NATO”, ka thënë Bideni.

    “Nuk e ka idenë se për çfarë është duke folur”, ka shtuar Bideni.

    Ndërkaq, Trumpi përdori kohën e tij për çështjet e jashtme rreth pushtimit të Ukrainës, duke sulmuar Bidenin për veteranët e SHBA-së.

    “Së pari, veteranët dhe ushtarët tanë nuk mund ta durojnë këtë tipin. Nuk mund ta durojnë. Ata mendojnë se është kryekomandanti më i keq që kemi pasur ndonjëherë”, ka thënë Trumpi.

    Trumpi ka përsëritur qëndrimet e mëparshme se kurdo që dëshiron presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, mund të marrë para nga administrata e Bidenit.

    “Erdhi i mori 6 miliardë javë më parë, do të vijë prapë të kërkojë”, ka thënë Trumpi, teksa ka shtuar se nëse do të ishte president, Rusia nuk do të niste luftën në Ukrainë, ani pse ka refuzuar të përgjigjet nëse do të aprovojë aneksimin e tokave ukrainase nga Vladimir Putini.

    Debati gjithashtu është karakterizuar me akuzat për gënjeshtra nga Bideni në drejtim të Trumpit, sidomos në çështjet siç janë e drejta për abort. Ndërkaq Trumpi vazhdimisht e ka quajtur Bidenin si “kriminel”. /Reporteri.net/

    Debati presidencial me akuza për gënjeshtra dhe dobësim të Amerikës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!