×
  • Lajme
  • Botë

    BE do të furnizohet me 160 milionë doza vaksine të kompanisë “Moderna”

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 16:15

    Komisioni Evropian ka rënë dakord me kompaninë “Moderna” për të furnizuar deri në 160 milionë doza të vaksinës, por tani “ne duhet të vazhdojmë të negociojmë për ta kthyer këtë në një kontratë”.


    Kështu u shpreh një zëdhënës i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker, duke specifikuar se Brukseli dëshiron të krijojë “një portofol të vaksinave të ndryshme, por ne nuk e dimë aktualisht se cila prej tyre do të jetë e sigurt”,

    Të hënën e 16 nëntorit, kompania bioteknologjike e SHBA-së “Moderna”, njoftoi në një deklaratë se vaksina e saj kundër Covid është 94.5% efektive.

    Kompania pret të prodhojë rreth 20 milionë doza deri në fund të vitit 2020 për Shtetet e Bashkuara dhe mund të ketë 500 milionë deri në 1 miliard doza në 2021-shin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!