×
  • Lajme
  • Botë

    BE do të paguajë 15.5 euro për një dozë të vaksinës Pfizer-BioNTech

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 15:43

    Bashkimi Evropian ka rënë dakord të paguajë 15.50 euro për dozë për vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër coronavirusit, tregon një dokument i brendshëm i BE-së i shikuar nga Reuters.


    Çmimi, i cili është konfidencial dhe u negociua për një total prej 300 milionë doza, është pak më i ulët se 19.50 dollarë për dozë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të paguanin për një dërgesë të parë prej 100 milion doza të së njëjtës vaksinë, transmeton Telegrafi.

    Dokumenti i Bashkimit Evropian i datës 18 nëntor po qarkullonte brenda pasi BE-ja njoftoi marrëveshjen e saj të furnizimit me Pfizer-BioNTech më 11 nëntor.

    Rregullatori i ilaçeve i BE-së, pritet të vendosë të hënën për miratimin e vaksinës Pfizer, pasi autorizimi është lëshuar tashmë në disa vende, sikurse në Britani dhe në SHBA.

    Të enjten, sekretarja e shtetit belg për buxhetin, Eva De Bleeker, publikoi në Twitter një listë me çmimet që Belgjika do të paguante kompanitë farmaceutike për vaksinat e tyre të coronavirusit. Ajo e tërhoqi postimin menjëherë pas publikimit.

    Në atë listë, vaksina Pfizer thuhej se i kushtonte Belgjikës 12 euro për dozë, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se ishte çmimi i plotë i rënë dakord nga BE-ja.

    Vaksinat e tjera gjithashtu u treguan me çmime më të ulëta se çmimet e zbuluar nga burimet e BE-së.

    “Është gjithmonë një çmim total dhe një çmim gjatë dorëzimit”, i tha Reuters një zyrtar i BE-së i përfshirë në bisedime me prodhuesit e vaksinave kur u pyet për të sqaruar ndryshimin midis çmimeve të BE-së dhe Belgjikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!