Bashkimi Evropian ka pritje të mëdha nga presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, dhe shpreson që SHBA-ja të riangazhohet në bisedime multilaterale të tregtisë, kanë thënë zyrtarë të BE-së të hënën, raporton agjencia Reuters.
Ministrat e BE-së përgjegjës po takohen përmes një video-konference sot, dy ditë pasi që Demokrati, Joe Biden, ka fituar zgjedhjet në SHBA. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me të cilin Evropa kishte pasur marrëdhënie të tendosur, nuk e ka pranuar humbjen dhe po ndjek procedurat ligjore për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
“Ka pritje të mëdha dhe shpresë se presidenti i zgjedhur amerikan do të drejtojë drejt kthimit në një angazhim multilateral në tregtinë ndërkombëtare dhe se është e mund të tejkalohen konfliktet e kaluara”, ka thënë ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier.
Shefi i tregëtisë i BE-së, Valdis Dombrovskis ka thënë se Komisioni Evropian, që koordinon politikat e tregëtisë të 27 shteteve anëtare të BE_së, ka bërë disa kontakte joformale me kampin e Bidenit.
“Disa kontakte të para janë bërë, në mesin e tjerave për të diskutuar për çështjet tregtare”, ka thënë Dombrovskis.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.