Vendimi i Turqisë për t’iu hapur migrantëve kufijtë me Greqinë, duke injoruar marrëveshjen e vitit 2016 me Bashkimin Evropian për migrimin, është e papraneshme dhe një presion i tillë politik nuk do të pranohet, kanë thënë ministrat e Jashtëm të bllokut evropian të premten.
“BE-ja përsërit shqetësimin serioz për këtë situatë në kufirin greko-turk dhe kundërshton ashpër presionin e Turqisë për qëllime politike”, kanë thënë ministrat përmes një deklarate në Zagreb.
“Kjo situatë në kufirin e jashtëm evropian nuk është e pranueshme”, kanë deklaruar ata, duke i thënë Ankarasë:
“Migrantët nuk duhet të inkurajohen për kalim ilegal të kufirit nga toka apo deti”.
Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.
Turqia tashmë strehon mbi 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe emigrantë nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.
Në javët e fundit edhe gati 1 milion sirianë i janë afruar kufirit turk nga provinca Idlib e Sirisë për shkak të luftimeve të ashpra atje në mes të rebelëve anti-qeveritarë që mbështet Turqia dhe forcave qeveritare siriane nga Rusia./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.