“Kërkohet një President i ri për Komisionin Europian. Puna ime këtu është një ferr i vërtetë”, ka thënë Presidenti në largim, Jean Claude Juncker.
“Po shoh me një lloj kënaqësie, argëtimi dhe pse jo edhe lumturie! Duket se nuk është fort e lehtë të më zëvendësosh mua.”
Kjo deklaratë e Juncker, është bërë një javë më parë, pas dështimit për të rënë dakord për një emër të ri. Tani, liderët e BE rikthehen në Bruksel të dielën, për një takim të posaçëm, në përpjekje për të zgjedhur atë që do të jetë Presidenti i ri i Komisionit Europian.
Presidenti i Komisionit Europian, ka përgjegjësinë për hartimin e ligjeve të reja të BE, zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe përfaqësimin e BE në negociatat e ndërlikuara ndërkombëtare.
Me një pagë prej rreth 300 mijë eurosh në vit, ai ka një staf prej më shumë se 30 mijë vitesh dhe një vend në samitet e BE. Vendet e BE duhet të dalin me një emër dhe më pas ai duhet të marrë miratimin e shumicës së parlamentit.
Emri duhet të vijë nga një nga familjet e mëdha politike të Europës, si p.sh. Manfred Ueber që përfaqëson qendrën e djathtë në Parlamentin Europian, ose Frans Timmermans nga qendra e majtë, ose Margrete Vestager që përfaqëson liberalët.
Por shpesh parlamenti mund të mos bjerë dakord për një emër ndaj mund të duhet një kandidat kompromisi si p.sh. Mishel Barnier, krye negociatori i BE për Brexitin ose Kristalina Georgieva nga banka botërore, ose një emër që nuk është përmendur fare.
Ka edhe vende të tjera në lojë, Presidenti i Këshillit Europian, ai i Parlamentit Europian, përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe Presidenti i Bankës Qendrore Europiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.