Bashkimi Evropian thotë se do të pezullojë kundërmasat për tarifat e Presidentit Trump për 90 ditë.
Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja dëshiron “t’i japë një shans negociatave” pasi Trump njoftoi dje se do të kishte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të importit të SHBA-së.
Dje, Trump njoftoi një pauzë 90-ditore të tarifave, megjithatë Kina është përjashtuar nga pauza dhe norma e tarifave ndaj mallrave kineze është rritur në 125 për qind.
Trump njoftoi para një jave se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.