×
  • Lajme
  • Botë

    BE-ja rezervon 400 milionë doza të vaksinës së mundshme anti-COVID

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 22:36

    Komisioni Evropian njoftoi sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.


    “Bisedimet eksploruese midis Komisionit dhe “Johnson & Johnson” synojnë të venë në dispozicion një kornizë për një blerje të parë prej 200 milionë dozash, që mund të pasohet nga një blerje e dytë për një numër të ngjashëm dozash”, saktësoi KE në një njoftim për shtyp.

    KE dhe kompania amerikane pritet të zhvillojnë ende negociata në lidhje me kontratën e parashikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!