×
  • Lajme
  • Botë

    BE ka porositur 4 milionë vaksina për t’i administruar në zonat kufitare

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 20:06

    Bashkimi Evropian ka porositur katër milion doza vaksine anti-shtesë më tepër nga sa ishte planifikuar paraprakisht me qëllim që ato të përdoren në pikat kufitare hyrëse dhe dalëse të Unionit.


    Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë për shtyp nga Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e cila ka bërë me dije se bëhet fjalë për vaksinat amerikane të kompanisë Pfizer. Sipas von der Leyen dozat do të shërbejnë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave brenda Unionit.

    Sipas kontratës së firmosur mes Brukselit dhe KE vaksinat do të mbërrijnë në kontinent brenda muajit mars.

    Kujtojmë se në tërësi ka porositur më shumë se 2 miliard doza vaksinash nga kompani të ndryshme perëndimore, ndërkohë që dy shtete Hungaria dhe Çekia kanë marrë vaksina edhe nga Kina për shkak të ngërçit që u krijua me furnizimin dhe shpërndarjen në kohë të vaksinave brenda BE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!