×
  • Lajme
  • Botë

    BE miraton propozimin e Merkel për hapjen e fabrikave të prodhimit të vaksinave brenda Unionit

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 23:13

    Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ka aprovuar krijimin e fabrikave prodhuese të vaksinave anti-COVID brenda territorit të Bashkimit Evropian.


    Ky aprovim, që vjen pas propozimit të Merkel që BE të mos varet nga importet, por të prodhojë vetë vaksinat që i duhen, do të lejojë kompanitë Astrazeneca dhe Pfizer të prodhojnë vaksinat e tyre në shtetet e BE.

    Sipas POLITICO, paraprakisht janë zgjedhur disa fabrika në Holandë dhe një në Marburg të Gjermanisë që do të përshtaten për prodhimin e vaksinave dhe sipas Komisioneres së Shëndetësisë në BE, Stela Kiriakidhis, pritet që hapja e fabrikave të nisë “brenda pak ditëve”.

    “Disa prej shtetëve anëtare janë zhgënjyer shumë me ritmin e ulët me të cilin janë shpërndarë vaksinat anti-COVID, sidomos nga kompania AstraZeneca. Fushatat kombëtare të vaksinimit ishin të varura nga dorëzimi në kohë i dozave që të mund të mbronin popullsitë e tyre. Në rast se AstraZeneca do i kishte qëndruar besnike marrëveshjes së bërë niveli i vaksinimeve do të ishte dy herë më i lartë”- ka shtuar Kiriakidhis.

    Gjithashtu, raportohet se një linjë e vaksinës së Moderna-s do të prodhohet në Visp të Zvicrës dhe ka marrë aprovimin e EMA-s për fillimin e operacioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!