Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj Greqisë dhe Qipros, në situatën e tensionuar që është krijuar me Turqinë.
Burime nga BE, për mediat greke bëjnë me dije se gjatë bisedës së Michel me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai i ka thënë se: “BE qëndron plotësisht në anën e Greqisë dhe Qipros.”
Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime raportojnë se Charles Michel dënoi marrëveshjen midis Libisë dhe Turqisë dhe bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe shmangien e provokimeve.
Përveç kësaj, sipas burimeve evropiane, Michel tregoi se “BE po monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt me të gjitha palët e përfshira”.
Tënjëjtat burime theksuan se Presidenti i Këshillit Evropian vuri në dukje se “çështjet zgjidhen përmes dialogut” .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.