×
  • Lajme
  • Botë

    BE zgjat sanksionet ndaj Bjellorusisë

    Reporteri
    03 Gusht 2023 | 22:50

    Bashkimi Evropian njoftoi për zgjatjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes që Minsku i ofron agresionit rus kundër Ukrainës.

    Blloku evropian tha se objektivi i sanksioneve të reja është të parandalojnë shmangien e sanksioneve të vendosura paraprakisht kundër Rusisë.

    Sanksionet e reja përfshijnë ndalesën e eksporteve të disa teknologjive, mallrave ushtarake, armëve të zjarrit dhe municioneve në Bjellorusi.

    Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Moska ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin. Megjithatë, Minsku ka mohuar se është pjesë e luftës.

    Që nga nisja e pushtimit, BE-ja ka zbatuar 11 runde të sanksioneve ndaj Rusisë, disa prej të cilave përfshijnë edhe masa kufizuese ndaj Bjellorusisë.

    Edhe Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!