Një bebe kineze është diagnostifikuar me virusin vdekjeprurës korona virus, vetëm 30 orë pas lindjes.


Bebja është lindur me datën 2 shkurt në Wuhan, epiqendrën e virusit, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net.

Nëna e cila i dha jetë bebes, ishte po ashtu e diagnostifikuar me koronavirus para se të kryente lindjen.

Reklamë

Ende është e paqartë se si ka mundur të transmetohet virusi – në mitër apo pas lindjes.

Bebja e cila lindi me peshë 3.25 kg, tani është në gjendje stabile dhe është nën përkujdesjen e mjekëve./Reporteri/